Video ekskluzive/ Kërkon vazhdimin te Chelsea i Lampard, ja sesi stërvitet Armando Broja në shtëpi

Nga Klaudio Ndreca

Vetëm një pandemi e tillë mund të ndërpriste hovin e madh të Armando Brojës dhe rrugën drejt suksesit. Sulmuesi shqiptar ishte shndërruar në një makineri golash tek të rinjtë e Chelseat, duke u kthyer në një yll për ta në të gjithë grupmoshat.

Gjithmonë me golat e tij duke i dhënë fitoren, për të tërhequr edhe vëmendjen e Lampard. Debutimi i shumëpritur do të ndodhte dhe Broja u aktivizua për disa minuta nga fundit ndaj Evertonit. Atëherë kur pritej vazhdimësia dhe të kthehej në protagonist te Chelsea, u mbyll edhe futboll në Angli për shkakun e Koronavirusit.

Por Broja po stërvitet shumë edhe në shtëpi, që kur të rikthehet me skuadrën, të mbajë formën e mëparshme. “Sport Ekspres” siguron disa nga momentet e stërvitjes së këtij lojtari, që izolimin nuk po e kthen si pushim, por duke e shtuar punën dhe më tepër. /Sport Ekspres/