“Në Greqi më quanin Maradona i Ballkanit”, Edvin Murati për trajner francezë te Shqipëria: Ja kë i sugjerova Dukës

Edvin murati ka qenë një prej futbollistëve më të dalluar të Kombëtares kuqezi. Lojtari shqiptar e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Francë, ku gjigantët e PSG-së i kanë hapur derën për herë të parë. Gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellën e Lilës përgjatë karrierës së tij, si dhe ka provuar eksperienca të tjera jashtë kampionatit francez me Fortunën e Dyzeldorfit.

Edvin Murati ka folur ditën e sotme për emisionin “Fan Zone”, ku tregon edhe kujtimet më të bukura me fanellën kuqezi, ndër të cilat veçon atë fitore historike ndaj Greqisë. Ish-futbollisti shqiptar tregon gjithashtu se e ka treguar disi origjinën e tij, teksa ka thyer paksa karantinën. Gjithashtu Murati ndan edhe sugjerimet e tij për stolin e Kombëtares, të cilat ia ka këshilluar edhe presidentit Duka.

Situata aktuale

E kemi thyer nga pak karantinën, dikue do ta tregojmë që jemi shqiptarë. Në Francë gjendja është shumë e vështirë. Këtu janë 14 mijë të vdekur, duhet shumë kujdes. Për futbollin është shumë e vështirë, pasi gjërat janë të lidhura me të drejtat televizive etj.

Ndeshja me Greqinë

Janë kujtime shumë të bukura. Greqia ishte kampionë e Europëst në vitin 2004. Në atë periudhë unë luaja në Greqi, janë emocione të veçanta kur i shikon ato momente. Ishim një ekip shumë i mirë pasi luanim së bashku me njëri-tjetrin prej 6-7 vitesh. E ndihmonim shumë njëri-tjetrin. Në Greqi më quanin “Maradona  i Ballkanit”.

PSG, ekipi i zemrës: Është ekipi im i zemrës, pasi kam ardhur që 15 vjeç. Ishte ekipi që më ndihmoi kur unë isha emigrant. E ndjek gjithmonë dhe do jem gjithmonë në ndeshjet e këtij klubi.

Trajnerët francezë për Kombëtaren: Dukës i kam propozuar disa trajnerë francezë, por ai mendon që është më mirë për Kombëtaren që të marrë trajnerë italianë. I kam propozuar Luis Fernandezin, por nuk e ka pranuar.

Ndeshja e bamirësisë: Ishte kënaqësi dhe tashmë do të mundohem që të bëj një ndeshje mes legjendave Francë-Shqipëri, ka thënë Edvin Murati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/