Nga Klaudio Ndreca
Në këto ditë të karantinës dhe teksa të gjithë gjenden në shtëpi, lojtarët vijnë me disa zgjidhje të veçanta për të kaluar kohën dhe për të ndarë disa momente me miqtë e tyre. Një mënyrë vërtet origjinale ka ardhur nga ana e Mark Bartra, lojtari që sot luan me Betis, por u formua te Barcelona dhe ishte edhe pjesë e Dortmundit.
Nëpërmjet një video ka treguar të gjitha fanellat që ka marrë nga rivalët dhe shokët e skuadrës. Në këtë mënyrë është formuar formacioni me 11-shen e preferuar te Bartra dhe me lojtarët e stolit. Atje gjendej edhe Ivan Balliu me fanellën e Shqipërisë mes yjeve si Hazard, Suso, Griezman dhe Thiago që ishin pjesë e “pankinës”, ndërsa në pjesën kryesore ishte Mesi, Modriç dhe Buskets. /Sport Ekspres/
Messi, Modric, Cazorla… ¡muchos cracks en la colección de camisetas de @MarcBartra! ??? #BetisEnCasa pic.twitter.com/BpAWNt8n34
— Real Betis Balompié (En Casa) ?? (@RealBetis) April 13, 2020