Ngacmimet mes lojtarëve të Interit, Lukaku i drejtohet Brozovic: Kthehu si më para, tani ngjan si pornostar

Në këto ditë izolimi në shtëpi, edhe lojtarët e Interit kanë menduar që të gjenden më pranë tifozëve të tyre. Këtë herë ishte Lukaku që nëpërmjet një video live në “Instagram” po i përgjigjej pyetjeve që i vinin nga mbështetësit.

Atje nuk mund të mungonte edhe një ngacmim i Brozovic, që merr menjëherë kundëpërgjigjen e Lukakut. Ky i fundit kapet me ndryshimin në pamje të mesfushorit, duke e krahasuar me një pornostar.

“Brozovic ti je shumë i shëmtuar, unë jam shumë i bukur se ty. Flokët e tua nuk është se të shkojnë shumë mirë dhe duhet të kthehesh si më para, se tani dukesh si pornostar”, ishte komenti i Lukakut i shoqëruar edhe me të qeshura. /Sport Ekspres/

 

 

 

View this post on Instagram

 

Il dissing tra Lukaku e Brozovic ha appassionato i fan interisti ? #chiamarsibomber #lukaku #brozovic #inter #live

A post shared by Chiamarsi Bomber (@chiamarsibomber) on