Lampard i shkel syrin talenteve që do i duhen Chelseat A, media prestigjoze përfshin edhe Brojën

Frank Lampard ka bërë një punë për t’u duartrokitur në krye të pankinës së Chelsea-t, teksa deri para ndërprerjes së kampionatit blutë e Londrës mbanin vendin e katërt në renditje. Por meritat shkojnë përtej saj, pasi qendrojnë në projektin e teknikut anglez. Ky i fundit e ka vënë theksin te të rinjtë, të cilëve u ka dhënë një dorë për t’i dërguar në ekipin e parë, ku po kthehen në qendër të vëmendjes edhe për klubet e tjera. Plot 8 debutime janë bërë te Chelsea nga të rinjtë, duke përfshirë edhe talentin shqiptar, Armando Broja, duke vendosur kështu një rekord për këtë fakt.

Pas, Abraham apo Mount, Billy Gilmour është rasti më i freskët se ekipi i parë është mëse i mundur, teksa ka ka nisur të luajë edhe si titullar për Chelsean. Lampard duket se ka ndërmend ta vazhdojë edhe më tej punën e tij me të rinjtë dhe e bën të ditur se rasti i Gilmour do të përsëritet edhe me lojtarë të tjerë të akademisë. Në listën e lojtarëve që priten për të përfituar një vend në 11-shen e londinezëve media prestigjoze britanike “Daily Star“ rendit edhe Armando Brojën, i cili ka shkëlqyer me të gjitha ekipet zinxhirë te Chelsea si dhe ka hedhur hapin e parë drejt ekipit A me anë të debutimit të tij.

“Një nga gjërat e para që ne u përpoqëm të bënim në Chelsea kur morëm punën ishte t’i fusim të rinjtë, t’i mësojmë ata të stërviten dhe të marrin një ide që nëse stërvitesh mirë në akademi nuk harrohesh. Do të pikaseni dhe do të keni mundësinë të vini të stërviteni me ne. Pra, ka edhe disa të tjerë që e kanë treguar veten kur vijnë dhe stërviten me ne. Unë mendoj se kemi mjaft futbollistë që kanë luajtur tani këtë sezon. Ata gjithashtu kanë një rrugë të gjatë për të bërë, por me siguri do të jenë një pjesë e madhe e asaj se si klubi ecën përpara“, ka thënë Lampard./Halit Delibashi-Sport Ekspres/