Presidenti i Breshias, Massimo Cellino, do të reagonte ashpër ndaj Lotito, duke bërë i krahasuar madje fjalët e tij me pëllitjen e një gomari. Cellino u shpreh edhe një herë i qartë se nuk do të hyjë në fushë nëse kampionati rinis, ndërsa vazhdimin sa më parë të sezonit presidenti i Lazios e kërkon me ngulm. Por deklaratave të kreut të Breshias i është përgjigjur zëdhënës i Lazios, Diaconale. Ky i fundit është përfshirë shpesh në debate të tilla në distancë dhe një gjë të tillë ka vendosur ta bëjë edhe këtë herë, duke marrë përsipër t’i japë përgjigje Cellinos. Sipas Diaconales, numri një i Breshuas po tregohet një gomar i licensuar, madje përveçse pëllet edhe godet në mënyrë të dhunshme.
“Fatkeqësisht për të, megjithatë, pëllitja e gomarit që nuk arrin dot në Parajsë duket se është i tija. Jo vetëm sepse injoron sistemin e dyfishtë të menaxhimit të korporatës dhe nuk merr parasysh që S.S. Lazio është një kompani e tregtuar publikisht dhe shumica e paketës së saj të aksioneve e mban Presidenti Lotito. Por mbi të gjitha sepse nëse përveç pëllitjes, ai edhe godet me dhunë dhe në mënyrë të pakoordinuar. Cellino vërteton se është vetë një gomar i licensuar që ka vështirësi të diskutojë në një mënyrë civile në një kohë kur ashpërsia e krizës do të impononte një më të matur dhe përgjegjës”, ka deklaruar zëdhënësi i Lazios, Diaconale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/