Nga Klaudio Ndreca
Përpara se Ballist Morina të ngrinte mjetin e tij fluturues në Beograd, pakkush e dinte në vendin tonë se çfarë do të thoshte fjala: “dron”. Njëkohësisht një përdorim më të madh mori edhe në botë, teksa pas asaj ndeshje nisën t’i përdornin për të ruajtur kufijtë dhe monitoruar terrenin.
Këtë herë vijnë edhe në Shqipëri për të identifikuar qytetarët e pabindur dhe që shkelin rregullat e vendosura nga ana e policisë për shkakun e Koronavirusit. Saktësisht bëhet fjalë për super dronë që kanë një rreze veprimi shumë herë më të madhe, që mund të identifikojnë qytetarët edhe në errësirë, ndërsa sapo fiksojnë një shkelës e paralajmërojnë që të mos lëvizë deri në ardhjen e patrullës së policisë.
Për këdo që mendonte se mund t’ia hidhte paq rregullave dhe patrullave të policisë, që nga dita e sotme duhet ta harrojë një gjë të tillë. “Shqiponja” nuk vjen nga ajri vetëm në Beograd, por tashmë vijnë “shqiponjat” nga ajri për të vendosur gjoba dhe për të futur në burg si shkelës. /Sport Ekspres/