Nga Klaudio Ndreca
Në Brazil duket një histori mëse normale dashurie, por ajo që bëri xhiron e të gjithë mediave botërore gjatë ditës së sotme ishte rasti me mamanë e Nejmarit. Nadine Gonçalves që është në moshën 52-vjeçe e ka gjetur të dashurin në moshë edhe më të vogël se djali i saj, një model që është vetëm 22-vjeç.
Bëhet fjalë për Tiago Ramosin, që më parë njihej për videot e tij në programin “Tik-tok”. Gjithashtu është një fans i flaktë i yllit të PSG-së dhe të Brazilit, Nejmarit. Madje edhe kjo lidhje nuk mund të quhet e rastësishme, pasi Tiago Ramos kishte që në 2017 që i kishte vendosur si qëllim vetes që ta takonte më nga afër Nejmarin.
Ndoshta pa e menduar deri në këtë pikë sa të lidhej me mamanë e tij, por mesazhi që do të linte asokohe në rrjetet sociale, sot shkakton jo pak hilaritet. “Nejmar ju jeni fantastik, nuk di ta shpjegoj emocionin e të qenit tifoz i një djali si ju, unë shoh që po luani mirë dhe jam shumë i motivuar, një ditë shpresoj ta lexoj këtë mesazh me ju, të bëhem vëllai yt dhe të luajmë së bashku.
E di që një ditë do t’ju takoj, sepse unë jam një djalë ëndërrimtar, nuk heq dorë unë nga qëllimet e mia”, do të shkruante Ramos. Gjithë parashikimi ka dalë, vetëm me një korrigjim se tashmë nuk është më vëllai i yllit të PSG-së, por njerku i tij. /Sport Ekspres/
Fonte de @euleodias#tiagoramos ( @tiagoramoss )
Namorado de #Nadine já ficou com #CarlinhosMaia e com cozinheiro de #Neymar#Recife#Fofoca pic.twitter.com/4RoEULWhU7— Wolf? (@wolf2020lobo) April 12, 2020