Edhe “luanin më të madh” e zbut gruaja, e pranon Gatuzo: Ajo komandon dhe nuk më la të ikja në 2012

Nga Klaudio Ndreca

Gatuzo do të mbahet mend gjatë si një lojtar me grint dhe shpirt, gjaknxehtë dhe që kurrë nuk mund ta kontrollonte veten dhe nervat në fushën e lojës. Një “luftëtar” dhe “luan” konsiderohej nga tifozët e Milanit që e kishin idhull këtë model futbollisti.

Në një prononcim për “Fox Sport”, Gatuso ka treguar se në vitin 2012 ishte pranë kalimit te Boca Juniors. Por mesa duket edhe luanin më të madh, e zbut vetëm gruaja. Bashkëshortja nuk e ka lejuar një transferim të tillë, megjithëse vetë Gatuzo e dëshironte shumë një aventurë të tillë.

“Unë te Boka? Shkova afër. Nuk është sekret që gjithmonë i kam admiruar ata, kam luajtur edhe kundër tyre në disa raste. Unë isha vërtet afër, është e vërtetë, por ishte gruaja ime që komandonte. Ai nuk më la të shkoj sepse kishim fëmijë shumë të vegjël, nuk ishte situata e duhur familjare për të ndryshuar gjithçka”, ka thënë Gatuzo. /Sport Ekspres/