Dramë në Itali/ Futboll me dyer të mbyllura për gjithë 2020, mendohet më e keqja për futbollin

Nga Klaudio Ndreca

Kampionatet në Itali pritet që të nisin në qershor ose korrik, duke parë edhe vazhdimësinë e gjendjes nga Koronavirusi. Më herët u raportua se lojtarët do të dilnin në stërvitje para muajit maj, por shihet qartë se COVID-19 nuk e ka ulur ende fuqinë goditëse.

Gjithsesi e gjitha kjo vështirësi do të kalojë, por në vendin fqinj janë duke menduar për të ardhmen. “Sport Mediaset” vjen edhe me skenarin më të keq për futbollin në këtë vend, duke raportuar se po mendohet që të luhet gjithë viti 2020 pa tifozë. Qeveria në Itali nuk kërkon që  të luajë më tepër me pandeminë, ndërsa ndeshjet e futbollit u cilësuan si arma biologjike për të mbërritur në këtë pikë ku gjendet Italia sot. /Sport Ekspres/