Nga Klaudio Ndreca
Një mirëseardhje në vitin 2020! Jemi në muajin prill dhe kjo do të shënohet në histori, pasi në periudhën e Koronavirusit është luajtur derbi më i çuditshëm i mundshëm mes Milanit dhe Interit, në PES2020.
Nuk bëhet fjalë vetëm për një lojë mes miqsh, ashtu siç ndodh gjithmonë. Me nga një përfaqësues si sulmuesi Leao dhe nga ana tjetër zikaltri Esposito, ndeshja në fjalë u transmetua nga “DAZN” për shikuesit dhe nga dy faqet zyrtare të skuadrave në “Facebook” dhe “Youtube”.
Si qershi mbi tortë për ta bërë sa më reale dhe të veçantë, në komentim direkt ishte i njohuri Stefano Borghi. Përballja e sotme nisi në orën 12:30 dhe u mbyll në shifrat 2-2. I pari në avantazh kaloi Leao me një gol që erdhi nga…Leao!
Kjo e ka çuar në ekstazë lojtarin që iu gëzua më shumti realizimit në këtë ndeshje, duke bërë një festë të madhe brenda kushteve të karantinës në minutën e 45. Nga ana tjetër ka dëshpëruar edhe më shumë Espositon në atë moment. Por përgjigja erdhi me nisjen e pjesës së dytë atje ku Lukaku do të kthente baraspeshën. Esposito do të gjente golin e avantazhit në minutën e 76 me Martinez për t’i çuar shifrat në 2-1. Por festa e lojtarit të Interit nuk do të zgjaste shumë, pasi Leao do të ndihmonte Ibrahimoviç për të barazuar në 2-2, vetëm se këtë normalisht jo direkt në fushë, por përmes dorezës së “PlayStation”. /Sport Ekspres/