Marcos Maidana në atë duel të vitit 2014 u mposht me rezultatin 0-47 nga ish-kampioni botëror Floyd Mayweather. Marrëdhënia mes dy boksieëve nuk ka qenë asnjëherë miqësore pas asaj ndeshje ku Maidana pretendon se trofeu i tij i vërtetë ishte thyerja e një prej dhëmbëve të legjendës amerikane. Përpjekja e boksierit argjentinas për të ruajtur “një lavdi” të sforcuar duke rikujtuar vuajtjet që i ka shkaktuar kundërshtarit ka ndezur reagimet sociale. Një foto e cila qarkullon në rrjet tregon një formë dhëmbi e modifikuar një një varse të vogël.
Maidana pranon se varsja është e tija, duke e fituar nga një goditje e fortë që i ka dhënë Mayweather përpara 6 vitesh. Një gjest që nuk është pritur edhe aq mirë nga tifozët të cilët mendojnë se Maidana ku ka pasur aq kohë dhe mundësi që me dorezat veshur të kërkojë pas ndeshjes dhëmbin e kundërshtarit si “trofeun” e ndeshjes. Sot në moshën 36-vjeçare, argjentinasi shprehet se është gati të rikthehet në ring në boksin profesional, me shpresën se kujtime të tjera mund të marrë nga kundërshtarët e tij e duke pretenduar dhe fitore. Ndërsa tifozët shprehen se çfarë varse mund të kishte krijuar Tyson kur i kafshoi veshin kundërshtarit./Sport Ekspres/