“Ata u stërvitën jashtë, ne nuk mundëm”, zëdhënësi i Lazios e ka me Juven: Pashë ca foto të bukura të Ronaldos

Lazio dhe Juventusi kanë qenë në një luftë të ftohtë në distancë këto kohë dhe arsyeja është kampionati i lënë përgjysmë. Akuzat e para u hodhën për faktin se ndalja e u bë në momentin kur bardhezinjtë morën kreun dhe kjo shtyu Lotiton të besonte se federata kërkonte të shpallte kampion të parakohshëm “Zonjën e Vjetër”. Ngutja e Lazios për t’u rikthyer sa më shpejt në stërvitje nuk ka marrë dritën jeshile dhe kjo është një tjetër pakënaqësi e ngritur te bzrdhekaltrit. Zëdhënsi i klubit Italian nuk i ka kursyer thumbimet dhe këtë herë shënjestër kishte yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Diaconale ka folur për Radiosei, ku ka vënë në pah faktin se sulmuesi i Juventusit është stërvitur gjatë kësaj kohe si në palestrën e tij ashtu edhe në stadiumin e Madeiras. Një gjë kjo që i duket e padrejtë, teska shton se kjo shkon në dëm të tyre, pasi lojtarët e Lazios nuk janë stërvitur në kushte të tilla gjatë periudhës së ndërprerjes së kampionatit.

“Përshtypja është se ka pasur disa favorizime. I referohem lojtarëve jashtë vendit, të cilët do të kenë mundësinë të kthehen dhe të rifillojnë stërvitjen si lojtarë të Lazio. Por me një ndryshim, ata të bardhekaltërve qendruan në shtëpi, në vend të kësaj unë pashë disa imazhe të shkëlqyera të stërvitjes së Ronaldos në një fushë të bukur futbolli. Ata u trajnuan të qetë jashtë vendit, ne nuk mundëm. Por unë mendoj se ata bënë mirë, atletët profesionistë duhet domosdoshmërisht ta mbajnë trupin e tyre në aktivitet. Le të themi se të tjerët, megjithatë, ishin pak më të përparuar”, ka thënë me ironi zëdhënësi i Lazios, Diaconale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/