Gentian Mezani ishte duke korrur shumë suksese me Gjilanin në Kosovë, teksa po i merrte maksimumin skuadrës. Për shumë momente të kampionatit ka qenë edhe në kryesim, por ajo që vlen të theksohet është se askush nuk e priste Gjilanin në këtë nivel.
Me ardhjen e krizës për shkakun e Koronavirusit, vetë presidenti i klubit do t’i qetësonte futbollistët: “Do të paguheni 100%, nuk ka si të ndodhë ndryshe”. Ndërkohë lojtarët kanë marrë vetëm gjysmën e pagesës së muajit të kaluar, duke sjellë edhe shumë pakënaqësira. “Gazeta Olle” shkon edhe më tej duke u shprehur se në këtë vendim të ri për t’ia ulur pagesën futbollistëve ka ndikuar edhe Gentian Mezani. Por nuk është hera e parë që sulmohet figura e trajnerit të njohur shqiptar, prandaj duhet të presim për zbardhjen e plotë të çështjes. /Klaudio Ndreca- SportEkspres/