Wanda Nara me deklaratat e saj duket se po i hap telashe Mauro Icardit. Drejtuesit e PSG-së nuk kanë duruar më tepër dhe kanë vendosur t’i japin fund përpara kohe marrëdhënies me sulmuesin argjentinas, raporton prestigjozja britanike “The Sun”. Wanda e ka bërë të qartë që në momentin kur bashkëshorti i saj hodhi firmën për parisienët se ishte kundër këtij kalimi, ndërsa së fundi është shprehur se Icardi dëshiron të rikthehet në Itali. Kaq ka mjaftuar që PSG- në një farë mënyrë “t’i plotësojë dëshirën” lojtarit të saj.
Ndërkohë nga kjo situatë duket se po fërkon duart Chelsea i Lampard, që është në kërkim të një sulmuesi. Një transferim i argjentinasit në Londër patjetër që do i hapë vërtet punë sulmuesit shqiptar Armando Broja. Ky i fundit ka bërë gjithçka për moshat e bluve të Londrës, duke siguruar edhe debutimin me ekipin e parë. Madje dukej se ia kishte dalë të fitonte edhe balotazhin me Batshuayi. Por Icardi është shaqur papritur në horizontin e Chelseat, duke i hapur telashe në momentin kur gjërat po shkonin më së miri për Brojën./Sport Ekspres/