Një lajm shokues vjen nga Franca, ku mjeku i klubit Stade de Reims, në të cilin luan edhe futbollisti shqiptar Arbër Zeneli, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Bëhet fjalë për një vetëvrasje nga ana e Bernard Gonzalez, e cila lidhet edhe me faktin se 60-vjeçari ishte infektuar me virusin Covid-19. Kjo besohet të jetë arsyeja që e çoi mjekun e skuadrës franceze drejt këtij vendimi tërësisht ekstrem.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe klubi i Reims, ndërsa kreu i tyre Jean-Pierre Caillot shprehet të jetë tepër i prekur nga ajo çfarë ka ndodhur. “Nuk më dalin fjalët. Kjo pandemi e ka goditur Stade de Reims në zemër. Një personalitet i Reims dhe një profesionist i madh i sportit na ka lënë. Doktor Gonzalez punoi në mënyrë vullnetare gjatë kohëve më të vështira të klubit. Sot të gjitha ngushëllimet dhe mendimet e mia e të klubit shkojnë për të afërmit e tij. Kjo dramë na ka prekur të gjithëve”, ka thënë presidenti i ekipit të Stade de Reims./Sport Ekspres/
Médecin. Artiste. Stadiste.
Docteur Gonzalez.
? pic.twitter.com/Wlw6Bbr7gc— Stade de Reims (@StadeDeReims) April 5, 2020