E ardhmja e Mauro Ikardit mund të jetë sërish në Milano, por këtë herë jo me fanellën e Interit. Sulmuesi argjentinas mund të vishet kuqezi, duke marrë shkas edhe nga fakti që Milani po synon të rindërtojë ekipin nga e para, duke nisur një projet të ri. E një emër si Ikardi padyshim që do i hynte së tepërmi në punë skuadrës, pasi lojtari 27-vjeçar ka një marrëdhënie të mirë me golin dhe e njeh mjaft mirë Serinë A. Një skenar të tillë e bën të ditur “Corriere dello Sport”, ndërsa aventura e Ikardit në Paris me shumë mundësi nuk do të zgjasë më tepër.
Një rikthim te Iteri si dhe një transferim te Juventusi janë të mundur, megjithëse një ofertë prej 100 milionë eurosh në tryezën e zikaltërve nuk mund të marrë “jo” si përgjigje, aq më tepër në një moment të tillë kur kriza nga pandemia Covid-19 pritet të jetë e madhe. Një transferim te Juventusi, të cilën lojtari e pëlqen dhe e kërkoi edhe verën e shkuar, përkthehet në forcim për kundërshtarin më të madh në kampionat dhe kjo kërkohet të shmanget nga Interi.
Ndërkohë shitja te rivalët më të mëdhej në historinë e klubit do të ishte si një thikë pas shpine për Interin, por do të kënaqte arkat e ekipit e ndoshta edhe sulmuesin. Ky i fundit e njeh mirë qytetin e Milanos dhe ka ndërtuar jetën e tij aty, ndërsa mund të ribashkohet me trajnerin Spaletin, me të cilin gëzoi një formë të jashtëzakonshme në kampionat. Stoli nik pritet të vazhdojë më gjatë në stolin e kuqezinjve dhe Spaleti duket si pasardhësi i duhur nga fondi Elliot, që nuk duket të jetë ndikuar nga kriza e Koronavirusit./Sport Ekspres/