“Në Argjentinë të urrejmë”/ Dybala ia thotë në sy Ronaldos, kritika dhe për Messin: Nuk pata shumë minuta në Kupën e Botës
Dikur ishte fati i Di Marias të luante përkrah dy yjeve të planetit. Nga njëra anë Ronaldon e kishte te Reali e nga ana tjetër Messin te Argjentina. Nuk kishte sesi të mos ndihej ndryshe një lojtar i tillë, i cili shkëmbente eksperiencë me dy nga futbollistët më klasik. Ndërsa sot ky fat është zhvendosur në krahun e Paolo Dybala. Sulmuesi i talentuar gëzon të njejtin privilegj pas mbërritjes në Seria A të Ronaldos.
Megjithëse Dybala gjendet në këto kushte, ai ka disa rezerva dhe të pa thëna për publikun. Protagonistë janë ata të dy, Messi e Ronaldo. Ndaj të parit, sipas asaj që raporton Marca, Dybala ka shprehur kritika ndaj mungesës së aktivizimit në Kombëtare. Argjentinasi thotë se nuk ka pasur minuta mjaftueshëm në Kupën e Botës apo edhe në Kupën e Amerikës. Për këtë Dybala “fajson” teknikën e njejtë me Messin ndonëse respekton zgjedhjet e trajnerit.
Në krahun tjetër qendron Ronaldo. Dybala ia thotë troç, në Argjentinë të urrejmë. Një ndjesi e tillë për portugezin vejnë për nga mënyra sesi ai sillet, ecën apo edhe luan. Një sjellje e çuditshme por e vërtetë të besohet. Nuk pritej të ndodhte ndryshe ndaj rivalit më të madh të yllit të Kombëtares së tyre. Kështu që gjithçka mbetet e justifikuar./Sport Ekspres/