I pandreqshmi Nejmar/ Ylli i PSG-së merr rreze dielli në Brazil, ndez sërish debat me sjelljen e tij

Emri i Nejmar ka ndezur debat me veprimet e tij të fundit. Braziliani u largua përpara disa ditësh nga Parisi për të udhëtuar drejt vendlindjes së tij. Pas lajmit se ylli i parisienëve nuk u përgjigjej as telefonatave të drejtuesve të klubit, tashmë një tjetër ngjarje ka hapur polemika. Nejmar që shpesh njihet për sjelljen e tij jo të disiplinuar duket se po e shijon në maksimum largimin nga Franca. Kjo pasi është parë nën shoqërinë e miqve të tij duke marrë rreze dielli e duke u argëtuar.

Madje as rregullat e vendosura nga qeveritë botërore për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 nuk vlejnë për të, pasi shihet qartë se sulmuesi nuk i zbaton ato por qendron përkrahë miqve të tij. Nejmar është bërë shpesh çështje te PSG, me të cilën raportet nuk janë aspak të mira dhe sa më tepër kohë kalon aq më shumë shtohet bindja se rrugët mes tyre do të ndahen përfundimisht./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online