Shqipëria vlen 10 herë më shumë, lojtari i Bjellorusisë nuk frikësohet: Nuk është favorit, thjeshtë kanë lojtarët…

Lojtari i Bjellorusisë, Igor Shitov, ka ndezur luftën për Ligën e Kombeve, shorti i së cilës është hedhur para pak kohësh. Shqipëria është koka e grupit, ndërsa vlera e kuqezinjëve tanë, është thuajse sa të gjitha rivalet e tjera të mbledhura bashkë.

Por kjo nuk e frikëson aspak mbrojtësin e Dinamo Minsk, Igor Shitov. Sipas tij Shqipëria ka vetëm një përparësi të lehtë pasi kanë lojtarë që luajnë në Europë, por shanset janë tërësisht të barabarta.

“Shanset janë të barabarta për të gjithë. Këtu nuk mund të përjashtohet askush nga rregulli. Nuk mund të themi se Shqipëria është mbi të gjithë ne, vetëm se ata kanë avantazhin për faktin se kanë shumë lojtarë që luajnë në Europë. Por në letër, janë të gjithë të barabartë”.

Ndërkohë vlera totale e Bjellorusisë është 13 milionë euro, ndërsa Shqipëria kushton thuajse 10 herë më shumë sesa ky kundërshtar, pasi e kemi kaluar shifrën e 100 milionë eurove. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online