Valdrin Mustafa ishte lojtari i vetëm shqiptar që rezultoi pozitiv me COVID-19. Lojari i Hanoverit u detyrua që të qendronte i vetëm në izolim, për të mos përhapur më tej Koronavirusin. Dhimbje koke dhe gjoksi kishte ky futbollist, ndërsa nuk kishte as shije për të ngrënë ushqimet.
Ndërkohë siç tha edhe te Opinion para pak ditësh vetë Mustafa, ishte shëruar nga temperatura që kishte dhe dhimbjet, ndërsa priste përgjigjen e testit të dytë. Në rast se do të rezultonte ende pozitiv, atëherë duhej t’i nënshtrohej një tjetër karantinë 14 ditore.
“Sport Ekspres” konfirmon se testi i ri i Mustafës është bërë gjatë ditës së djeshme. Përgjigjet kanë ardhur sot dhe fatmirësisht Mustafa është shëruar tërësisht nga COVID-19, duke hedhur pas krahëve këtë moment të vështirë pasi ka dalë negativ. /Sport Ekspres/