Humbja ndaj Anthony Joshua e la Ruiz edhe pa trajnerin e tij stërvitës Manny Robles. Boksieri meksikan ndonëse u nda në paqe me trajnerin u duk sikur i la atij një pjesë të fajit për humbjen e titujve kampion. Në këto kushto Ruiz ka hedhur veten në merkato për të kërkuar një stërvitës të ri. Emri më i lakuar i momentit është ai i Teddy Atlas. Trajneri historik i shumë legjendave të boksit, mes tyre dhe Mike Tyson. Ndonëse përballë ka një boksier të së ardhmes, Atlas ka shprehur rezerva për marrjen nën stërvitje të meksikanit.
Në një intervistë dhënë së fundmi Teddy Atlas e krahason Ruiz me një fëmijë të pabindur, si dhe me një përdorues droge, për shkak të mungesës së disiplinës me mënyrën e të ushqyerit nga ana e boksierit meksikan. Kërkesa e tij e parë padyshim që ka qenë një regjim i ndryshëm ushqimor si dhe nisja e humbjes së pëshës për të krijuar një strukturë të re trupore. Por a mund ta mendoni Ruiz me muskuj? Epo kjo shihet si kërkesa e vetme e trajnerit.
“E kam ndjekur Ruiz dhe mund të them që të stërvitësh atë djalë është mjaft e vështirë. Është si të merresh me një fëmijë të pabindur. Ose ose si të merresh me një abuzues droge. Është e pamundur t’i largosh ata nga veset dhe dëshirat e tyre. Por nëse unë do të jem trajneri i tij, padyshim që kërkesa ime kryesore do të jetë dobësimi i tij dhe nisja e një regjimi të ri ushqimor. Përndryshe asgjë nuk mund të na bashkojë për të punuar”- ka deklaruar mes të tjerash Teddy Atlas./Sport Ekspres/