UEFA është mbledhur vetëm para pak ditësh, duke marrë vendimin dhe skenarin më pozitiv në rastin e largimit të pandemisë nga Europa, për t’i shtyrë kampionatet deri në fundin e qershorit. Por duke parë se në Itali jemi ende në kulmin e Koronavirusit dhe në disa vende të tjerë të Europës, e gjitha kjo vetëm sa ka filluar, qeveria më e lartë e futbollit do të bëj një tjetër mbledhje emergjente.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mbledhja do të mbahet të martën. Çfarë do të vendoset? Mbetet ende të presim, por ajo që flitet është se mund të ketë një formulë të re të vazhdimit të garës, për zvogëlimin e kalendarit.
Pra nuk do të luhen të gjitha ndeshjet, por nga ana tjetër duke pasur kujdes për fatet e ekipeve dhe qëllimeve të tyre në kampionate. Gjithashtu pritet që transferimet e verës të kenë një tjetër afat dhe të shtyhen për më vonë. /Sport Ekspres/