Bota është në panik prej pandemisë së Koronavirusit që ka ndryshuar rrënjësisht jetën siç ne e njohim. Por në një moment të tillë kur të gjthë presin me padurim një lajm të mirë nga mjekësia që të përfundojnë luftën me armikun e padukshëm që deri tani ka marrë jo pak jetë, shoku i skuadrës së Endri Çekiçit vjen me një postim aspak të zakontë. Të gjithë mundohen që në karantinën e tyre të gjejnë sa më shumë alternativa për të kaluar kohën dhe për të larguar stresin, por Macky Bagnack duket se nuk bën pjesë në këtë grup dhe fjalët e tij tërheqin jo pak vëmendje.
“Të gjithë janë të frikësuar, çdo kush ka frikë nga Koronavirusi, murtaja që ka ardhur dhe do të largohet. Por ata nuk kanë frikë nga mëkatet që të çojnë në vdekje. Jezusi do të jetë këtu shpejt”, ka shkruar në një postim të tij në “Facebook” shoku i ekipit të Çekiçit te Ljubjana./Sport Ekspres/