Ndeshje e mallkuar! COVID-19 “u krijua” për të ndaluar përballjen Khabib-Tony, komentet që çmendin rrjetin

Kur gjithcka dukej se po shkonte drejt një fundi te lumtur në MMA ,pra më në fund do të shikonim ndeshjen e shumëpritur mes kampionit Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson, COVID-19 pritet të sjellë një kolaps total, duke e vënë në dyshim ndeshjen legjendare.

Kjo do të ishte hera e pestë nëse do të anullohej kjo përballje e organizuar dhe dështuar katër herë për shkak dëmtimesh nga ana e dy luftëtarëve . Tony Ferguson dhe Khabib kanë të njëjtin sukses përsa i  përket fitoreve, 12 fitore në 12 përballjet e fundit, megjithatë kampioni i botës ka një rekord fantastik 28-0.

Në rrjetet sociale ka filluar të hidhen dyshime se kjo sfidë është e “mallkuar”, madje ka dhe disa fansa të cilët në mënyrë gazmore, mendojnë se e vetmja zgjidhje që kjo ndeshje  të zhvillohet, është të luhet në hënë. Ndërsa në Instagramin e presidentit të UFC, Dana White, fansat komentojnë se Coronavirus u krijua vetëm për të ndaluar këtë betejë.

Le të kryqëzojmë gishtat që kjo supersfidë më në fund të ndodh , dhe në të kuptojmë se cili është mbreti i divizionit Lightweight (155 lbs). /Sport Ekspres/

https://www.instagram.com/p/B943O6AlA8f/?utm_source=ig_web_copy_link