Interi e ka shumë të vështirë që të fitojë titullin në Seria A këtë sezon, pavarësisht se e ka kryesuar për një pjesë të konsiderueshme të kampionatit. Ndërkohë sipas asaj që raporton “La Gazzetta Sport”, zikaltrit do të vijnë në versionin e përditësuar 2.0 për sezonin e ardhshëm.
Suning po projekton një rikthim të madh të skuadrës, duke i besuar talenteve të rinjë për të marrë eksperiencë nga të vjetrit dhe që të mos ndihen shumë në presion. Pikërisht për këtë arsye u bllokua edhe transferimi i Kumbullës në merkaton e janarit.
Kjo pasi te Interi nuk duan të investojnë shumë para, ndërsa presin shpërthimin e Aleesandro Bastoni që kanë në skuadër. Prandaj shihet me dyshime edhe marrja e mbrojtësit shqiptar në verë, nëse Verona vazhdon me rritjen e çmimit.
Martinez Quarta po shihet me vëmendje te River Plate dhe një ofertë do të vendoset së shpejti në tryezë. Skuadra zikaltre po sheh nga afër edhe për marrjen e dy mbrojtsëve, ku nga të rinjtë do të vijë edhe Lorenzo Pirola. Ndërkohë nga krahu tjetër, është sulmuesi Martin Satriano që do të gjejë vend në projektin e Contes dhe i lindur në vitin 2001. Gjithashtu vazhdon të mbetet i hapur interesimi për Sandro Tonalin. /Sport Ekspres/