E lehtë kur flitet për të tjerët, gruaja e Ruganit del pozitive: Jam shtatzanë, kam frikë pafund

Koronavirusi ka prekur gjithë Europën dhe është shndërruar në një pandemi të frikshme të cilët askush spo i jep zgjidhje. Rugani ishte i pari futbollist në elitën e Europës që u prek, duke shkaktuar edhe kaos në futboll.

Ndërkohë menjëherë nisën aludimet se pozitive do të ishte edhe bashkëshortja e tij, Michela Persico. Por kjo e fundit do të dilte qetësisht për të rrëzuar këto zëra dhe do të shprehej që njerëzit vetëm të kishin kujdes dhe për ta kaluar me qetësi situatën.

E kur prekesh vetë, atëherë gjërat nisin të bëhen serioze. Persico është në një gjendje të rënduar psikologjike pasi rezultoi së fundmi pozitive dhe është shtatzanë, ndërsa në intervistën e fundit për revistën “Chi” tha:

“Presim një fëmijë me Danielen dhe nuk arrijë dot të flas me të, mjekët më thanë që të mos kemi frikë dhe të mos shkoj në panik. Daniele nuk kishte asnjë simptomië, vetëm pak temperaturë derisa iu nënshtrua testit. Shpresoj që kjo të mos më ndikoj në shtatzanë. Mjekët më thanë të mos kemi frikë, por kam frikë pafund, vendosni veten në vendin tim”, tha Michaela. /Sport Ekspres/