Për afro 1 javë pjesa më e madhe e futbollistëve në gjithë Europën kanë hyrnë në vetizolim për shkak të përhapjes së koronavirusit. Si një domosdoshmëri për shëndetin e tyre, klubet kanë vendosur masa të rrepta karantinimi për çdo lojtarë ndonëse nuk mund të jenë të prekur. E në këto kushte kalimi i kohës mbyllur në shtëpi mbetet një nga sfidat më të mëdha për futbollistët. Përditshmërinë e tyre këta të fundit e kanë pasur mjaft aktive dhe izolimi ka qenë gjëja e fundit të cilët kanë menduar.
Disa prej fubollistëve kanë nisur të krijojnë lojra dhe sfida nga më të ndryshme. Disa të tjerë i janë dedikuar gatimit me partnered ndërsa ka dhe nga ata që sillen si të “çmendur”. Richarlison është një prej tyre. Sulmuesi i Evertonit si pasojë e izolimit e ka gjetur ngushëllimin te flokët. Braziliani ka vendosur të bëjë të njejtën prerje si bashkëkombasi i tij Ronaldo, i cili në 2002 “shpiku” modelin e balukeve.
Richarlison në një postim në rrjete sociale pyet fansat se më kë i ngjason duke pozuar me shaka disa foto të ndryshimit të pamjes së tij. Dikur Fenomenti bëri histori me modelin e flokëve dhe u mbajt mend gjatë. Mos vallë edhe Richarlison po tenton të shfrytëzojë situatën e vetizolimit për të ruajtur disa kujtime më shumë kur e gjitha kjo situatë të mbarojë? Përgjigjia mbetet vetëm në kokën e sulmuesit brazilian i cili ndihet më i lumtur tani me veprimin e bërë./Sport Ekspres/