Mos fol! Ndodh edhe kjo te ekipi i Kaleb Ekuban! Kritikoi Federatën në Turqi që vazhdoi futbollin, e shkarkojnë menjëherë

Çfarë është censura e fjalës? Në Turqi të japin menjëherë përgjigjen! Lojtari i njohur, John Obi Mikel, është shkarkuar menjëherë nga ekipi i Trabzonsporit. Pikërisht në skuadrën ku luan edhe ish-ylli i Partizanit, Kaleb Ekuban.

Arsyeja? Të gjithë e lidhin me faktin se Obi Mikel ka kritikuar Federatën e Futbollit në Turqi, që po vazhdonte ende futbollin, ndërsa gjendeshin në frikën e Koronavirusit. “Ka më shumë në jetë se futbolli. Nuk ndihem gati dhe nuk dua të vazhdojë të luajë në këtë situatë”, do të shprehej Mikel.

Shumë pak janë thënë dhe ky nuk ishte një sulm i hapur, por një këshillë për Federatën e Futbollit që të ndalte kampionatin. Por vendimi i marrë, ishte që Mikel të linte skuadrën. /Sport Ekspres/