Tirana dhe Partizani njihen për rivalitetin e madh mes tyre si në fushën e lojës, ashtu edhe në shkallët e stadiumit. Tifozët nuk ngurojnë të thumbojnë njëri – tjetrin sa herë u jepet mundësia, duke kërkuar kështu që të fitojnë lojën mes tyre. Pak kohë më parë pati edhe ngacmime mes Tirona Fanatics dhe Ultras Guerrils, me këta të fundit që nisën gjithçka gjatë postimit të tyre sensibilizues për situatën e krijuar nga Koronavirusi në Shqipëri.
Ndërkaq, këtë herë ai që ndez “gjakrat” është gazetari Helidon Tahiraj, i cili është një mbështetës i klubit të Partizanit. Për këtë arsye Tahiraj nuk i ka kursyer ironitë për rivalët e përjetshëm, për të cilët thotë se kanë përvojë në karantinim. Kjo për vetë faktin se tifozët e Tiranës nuk dalin nga shtëpia për një javë pasi humbin derbin, e duke parë historikun mes dy skuadrave koha duket se bardheblutë janë detyruar të qendrojnë për një kohë të gjatë në banesat e tyre./Sport Ekspres/