“Strakosha u ndihmua edhe nga babai”, De Biazi ngre kuqezinjtë në Itali: Shqipëria ka diamante talentesh

De Biazi ka ngritur figurën e Kombëtares së Shqipërisë, në intervistën e dhënë së fundmi për radion italiane, “Laziali on Air”. Sigurisht që drejtuesve të intervistës iu interesonte mendimi i ish-trajnerit të Shqipërisë për Strakoshën, që është pika kyçe e kryeqytetasve.

Por më pas do të prekej edhe tema e Kombëtares kuqezi, për të folur për prespektivën e largët. Ku mund të shkojë Shqipëria? E vështirë për të parashikuar, por “diamantet” po shtohen dita-ditës.

“Është e vështirë të thuhet se çfarë kërcimi cilësor mund të na bëj Shqipëria. Në këtë moment, futbolli bën pjesë në shoqëritë e atyre vendeve, Ballkani po vazhdon të prodhojë cilësi të shkëlqyeshme. Shqipëria? Po rritet dhe është e lehtë të gjesh diamante aty në mesin e talenteve të rinjë.

Sa i përket Lacios, trajneri Inzagi po tregon se mund të përfitojë më shumë sesa lojtarët që ka. Strakosha është lojtar me karakter të shkëlqyeshëm dhe disiplinë të madhe, që është ndihmuar shumë edhe nga babai i tij, që ka qenë portieri i Shqipërisë. Por ka ende hapësirë për përmirësim, të përmirësohet në aspekte jashtë portës, por padyshim tani që tani teksa jemi duke folur është tek 5 portierët më të mirë në Seria A”, tha De Biazi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *