UEFA ka marrë vendimin e fundit zyrtar se kampionati europian do të shtyhet dhe nuk do të luhet për vitin 2020. Ky turne do të zhvillohet nga datat 11 qershor deri në 11 korrik të vitit të ardhshëm, në 2021.
Ky është njoftimi i ardhur nga ana e Kombëtares së Norvegjisë të Futbollit në faqen zyrtare. Një vendim i tillë arsyetohet me faktin që të kenë mundësi edhe kampionatet europiane për t’u mbyllur deri në fund, po aqsa Champions League dhe Europa League.
Nëpërmjet këtij vendimi jepet mesazhi që kampionatet në Europë do të zhvillohen deri në fund, duke marrë parasysh këtu uljen e ritmit të pandemisë në javët e ardhshme. Pra për momentin përjashtohet skenari më i keq, i anullimit përfundimisht të garave sportive në këtë sezon. Këtu futet edhe Superiorja, që pritet të luhet deri në fund, megjithëse duhet të presim edhe disa minuta për zyrtarizimin. /Sport Ekspres/