Rei Manaj vendosi të përcillte një mesazh sensibilizues për shqiptarët, të cilët i fton të gjithë të qendrojnë në shtëpitë e tyre për të luftuar kështu me pandeminë Covid-19. “E kemi ne në dorë” ishte ajo çfarë shqiptarët duhet të dinin për tu ndërgjegjësuar në këtë përiudhë delikate. Videoja është shpërndarë në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa edhe vetë futbollisti ka zgjedhur ta ndajë me të gjithë në rrjetin e tij social në “Instagram”.
Por nuk ka munguar këtu as komenti epik i mbrojtësit Elseid Hysaj. “Boll lexove o bisha”, ka qenë batuta që kapiteni i kuqezinjve ka shkruar në postimin e shpërndarë nga Rei Manaj. Ky i fundit dukej se nuk e mbante mend mirë atë që kishte shkruar dhe këtë gjë ia ka vënë në duke Hysaj, që nuk kursehet ndaj shokut të tij të skuadrës te kombëtarja e Shqipërisë../Sport Ekspres/