Përhapjes së koronavirusit ka nisur edhe Kroacia t’i kushtojë vëmendjen e nevojshme. Pas një mbledhje të Federatës kroate, klubeve u është dhënë 1 javë pushim. Një periudhë kohe që pretendohet të mbajë futbollistët dhe stafin teknik larg ekspozimit të rrezikut që vjen nga ky virus. Shumica e lojtarëve janë mbyllr në shtëpi, por ka dhe nga ana të pabindurit.
Eros Grezda nuk shqetësohet për shëndetin e tij e aq më pak të ekipit duke thyer rregullat e vetë-izolimit. Sulmuesi shqiptar ka zgjedhur të vizitojë Hungarinë së bashku me të dashurën e tij Oriola Marashin. Futbollisti dhe modelja duket se kanë gjetur një karantinë më të mirë në Budapest duke shijuar disa ditë të munguara pushimi pranëveror. Që nga mbërritja e tij te Osijeku, Grezda nuk ka shënuar asnjë gol në 7 javë të luajtura./Sport Ekspres/