Një situatë e pazakontë ka përfshirë gjithë Europën, atje ku janë mbyllur edhe kampionatet elitare. Njëra prej tyre është ajo e Serisë A, ndërsa këtë sezon kishte si kurrë më parë një garë të fortë mes tre ekipeve që kërkonin Skudeton.
Në media kanë dalë shumë variante për atë që do të ndodhë pas datës 3 prill, që përkon edhe me datën e fundit të lënë për shtyrjen e kampionatit. Megjithatë nëse situata nuk do të jetë eliminuar, atëherë do të kemi një tjetër vendim nga Federata Italiane e Futbollit.
Nga ana tjetër presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, është shprehur se kampionati do të shtyhet sërish dhe të luhet deri në gusht.
“Këtu nuk do të luhet derisa emergjenca të zgjidhet. Mendoj se është e pamundur që të luhet në 4-5 prill duke parë atë që po ndodh. Nuk mendoj se shteti ka për të dalë nga kjo vështirë ku jemi pas tre javësh. Dikush duhet ta qartësojë këtë, por për mua do të luhet kampionati deri në gusht. Unë e kam dëgjuar Sarrin dhe tha se situata te Juventusi është vërtet shumë e vështirë pasi janë 120 persona atje në izolim”, ka thënë Corsi. /Sport Ekspres/