Kampionati shqiptar i futbollit është ndalur prej përhapjes së Koronavirusit në vendin tonë dhe të gjihta klubet nuk do të zbresin në fushë deri në një moment të dytë. Qeveria shqiptare ka nisur të marrë masat për parandalimin e këtij virusi, teksa i gjithë vendi duket i zbrasët këto ditë pasi ështëkërkuar një vetëizolim u qytetarëve. Këta të fundit janë këshilluar të lëvizin rrugëve të pajisur me maskat mbrojtëse si dhe doreza e këtu nuk bëjnë përjashtim as futbollistët.
Edhe sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo, ka vendosur të zbatojë rregullat e vendosura dhe këtë e tregon edhe në rrjetin e tij social. Futbollisti bardheblu ka shpërndarë një foto ku shihet të ketë vendosur një maskë mbrojtëse në fytyën e tij, duart e mbuluara me doreza si dhe ka vënë edhe një kapele. Një pamje kjo që e ka bërë Ngonë të duhet si një hajdut, ndërsa edhe vetë lojtari e vë pah një gjë të tillë.
“Koronavirusi më ka bërë të dukem si një hajdut nate”, ka shkruar Majkëll Ngo me humor për të përshkruar foton e shpërndarë prej tij në këtë periudhë kur Shqipëria është nën masa të rrepta sigurie./Sport Ekspres/