Gjilani ka dalë me humbje nga transferta e sotme kundër Llapit. Vendasit fituan me shifrat 2-1, ndërsa takimi u zhbllokuar pa nisur mirë loja. Vetëm pas dy inutave të luajtura gjyqtari akordon një 11 metërsh për Llapin, nga ku do të vinte edhe goli i parë. Ndërkohë në të 39-n vendasit do të dyfishonin shifrat, ndërsa Gjilani do të ngushtonte diferencat në pjesën e dytë me atë t ëish-futbollistit të Superiores, Nikaç.
Por ajo penallti që në minutën e 2-të nuk i ka lënë një shije aspak të mirë trajnerit të skifterave, Gentian Mezanit, që në prononcimin pas ndeshjes ka ngritur edhe akuza për këtë vendim. Ai shprehet se nuk i kanë zënë sytë më parë penallti të këtij lloji, ndërsa shton se rezultati u diktua nga dikush tjetër sot e jo nga lojtarët.
“E nisëm ndeshjen 1-0 dhe kjo jo për fajin tonë. Këto lloj penaltish unë nuk kam parë askund. Ne kishim të njejtën situatë dhe gjyqtarët thanë se dora ishte e ngjitur, ndërkohë që ndaj nesh u akordua penallti. Është shumë e vështirë ta nisësh ndeshjen në disavantazh edhe pse u përpoqëm në pjesën e dytë.
Skuadra tregoi karakter në pjesën e dytë duke bërë maksimumin për ta barazuar rezultatin, por ishte e kotë, pasi rezultati ishte diktuar nga dikush tjetër dhe jo nga futbollistët. Kjo humbje nuk na shqetëson, sepse ka ende ndeshje deri në fund dhe ne jemi duke hyrë në fazën finale të kampionatit”, ka deklaruar Gentian Mezani./Sport Ekspres/