Lazio ka qenë fantastike këtë sezon e një dorë të mirë në suksesin e tyre e ka dhënë edhe gardiani shqiptar, Thomas Strakosha. Ky i fundit jo pak herë ka qenë vendimtar me pritjet e tij, duke i mohuar golin kundërshtarëve. Pas statistikës si më i miri në Serie A për këtë sezon sa i përket pritjeve të suksesshme, këtë herë emri i gardianit kuqezi lakohet sërsish.
Serie A ka publikuar në faqen e vetë zyrtare në “Facebook” një video me pritjet më të mira të muajit shkurt, që e kishin vendosur ta përshkruanin me fjalinë: “Pritjet e pabesueshme të Sirigu dhe Strakoshës”. Tre prej pritjeve mbanin firmën e portierit shqiptar, ndërsa bëhëj fjalë për ndeshjet kundër Interit, Bolonjës dhe Veronës.
Këto nuk janë ndërhyrjet shpëtimtare të të birit të Foto Strakoshës, ashtu siç do të emërtohej në fillim të karrierës, por të Thomasit. Ky i fundit duket se do të ketë një karrierë edhe më të madhe se babai i tij duke i heshtur të gjithë skeptikët për ndihmën që mund t’i ishte dhënë për të mbërritur deri në këto nivele./Sport Ekspres/