Kombëtarja e Shqipërisë po fiton një brez të shndërritshëm dhe me plotë shpresë për të ardhmen. Ndërkohë një prurje me vlera të jashtëzakonshme po na vjen nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë të cilët kanë shkuar në Angli.
Më i njohuri për tifozët është padyshim Armando Broja, por në këtë shtet ka edhe të tjerë elemente cilësorë. Një prej futbollistëve që do të ketë të ardhme të sigurt është Armando Dobra, aktualisht pjesë e të rinjëve të Shqipërisë. Mesfushori me tipare sulmuese që është vetëm 18-vjeç, shfaq aftësi të jashtëzakonshme te Ipsëich. Këta të fundit kanë nisur t’i besojnë edhe më tepër për ta marrë në ekipin e parë, për të mos e lënë vetëm tek të rinjtë.
Në ndeshjen ndaj Blackpool do të kishte edhe 30 minuta për të në fushë, ndërsa shoku i skuadrës, sulmuesi 30-vjeçar Fred Sears që ka eksperiencë edhe në “Premier League” do të shprehej në këtë mënyrë për Dobrën: “Është brilant. Kështu bën edhe në stërvitje (driblimet dhe lëvizjet), i sjellë ekipit tonë një vlerë ndryshe. Ka qenë disi i pafat, por po troket në derën tonë për të luajtur”.
Ajo që veçohet te Dobra është driblimi ndaj kundërshtarëve, lëvizjet me thjeshtësi në fushë, krijimi i aksioneve, shpeshherë duke i nxjerrë edhe nga hiçi, por pa harruar edhe dyluftimet dhe ndërhyrjet e ashpra, që janë një tjetër vlerë e shtuar. /Sport Ekspres/
(Video nga Armando Dobra)
Few clips of Armando Dobra’s debut for #itfc
Age 18
Played on the left of a 4-2-3-1
Looks a very tidy dribbler with quick change of direction and good balance, driving inside on to favored right foot. Not afraid of a tackle either pic.twitter.com/hzKrzl6jRY— ITFC Tactics (@IpswichTactics) August 15, 2019