Sormani ka dalë në konferencën për shtyp për mediat para ndeshjes që ka Partizanit ndaj Teutës. Të kuqtë do të kërkojnë kthesën pas asaj humbjes të fundit ndaj Tiranës, që ndikon edhe në aspektin psikologjik të skuadrës. Ndërkohë trajneri i të kuqëve kërkon që t’i motivojë futbollistët duke u kujtuar lojën pozitive ndaj bardhebluve, pavarësisht se ishin me një lojtar më pak për shumë minuta.
“Kemi marrë shuplakë në derbi dhe shifrat nuk tregojnë realitetin për atë që u paraqit në fushë. Luajtëm për 75 minuta me 10 lojtarë dhe është pozitive që ishim 10 me 1 me goditje këndi. Detyra jonë është që luajmë deri në fund për titullin kampion. Tani luajmë me Teutën, një ndeshje e vështirë. Ajo humbje në derbi ka ndikuar edhe në aspektin psikologjik. T’i druhem gjykimit ndaj Teutës? Nuk dua të flas për këtë, vetëm për pyetjet e tjera që më bëni për futbollin”, tha Sormani. /Sport Ekspres/