Pas shkarkimit të Shpëtim Duros nga drejtimi i Kukësit nisën të përfliteshin edhe kandidatët kryesorë për tu ulur në stolin e verilindorëve. Madje nisi të mendohej edhe si fakt i kryer se posti do i kalonte Skënder Gegës, që ia doli të shpallte pas shumë vitesh kampion Partizanin sezonin e shkuar. Megjithatë gjërat ndryshuan dhe pista Gega ra, ndërsa trajner do të emërohet Orges Shehi. Ky lajm pohohet edhe nga vetë presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në një prononcim për mikrofonin e “Top Chanel”.
Gjici tregon se Shehi do të marrë drejtimin e skuadrës me qëllimin e vetëm atë të shpalljes kampion, në të kundërt e pret fati i paraardhësve. Ndërsa për Duron shprehet se duhej të kishte dorëzuar dorëheqjen e jot ë priste shkarkimin.
“Trajneri i ri do të jetë Orges Shehi. Ai është i ri dhe me përvojë sidomos si futbollist. Unë ja kam bërë të qartë objektivin titull dhe kam besim tek ai. Nëse nuk e fitojmë atëherë do e shkarkoj si të tjerët, kjo është puna e trajnerëve.
Shkëmbi është një trajner i zoti. Kam biseduar me të dhe Skënder Gegën, por nuk e ktheva unë Gegën nga Amerika.
Duro duhej të jepte vetë dorëheqjen e jo ta shkarkoja unë. Megjithatë i uroj gjithë të mirat në karrierën e tij’’, ka thënë Safet Gjici./Sport Ekspres/