Zhvillimet mbi koronavirusin në Itali ka bërë që të preket edhe sporti. Disa prej ndeshjeve të Serie A u shtynë për një datë të dytë dhe këtu bënin pjesë ato takime që luheshin në zonat e prekura nga kjo sëmundje. Në këtë mënyrë, ekipet që janë të vendosura në qytete të prekura nga koronavirusi vijuan normalisht kampionatin. Por kjo zgjidhje për Serinë A nuk i ka pëlqyer aspak Genaro Gattusos.
Trajneri i Napolit deklaroi në konferencën për shtyp se ky kampionat është fals. Kjo pasi tekniku italian i mëshon idesë se ndeshjet ose duhen shtyrë të gjitha, ose në të kundërt të luhen të gjitha. Napoli i tij nuk u prek nga spostimi i takimeve dhe për këtë arsye Gatuso nuk i kursen kritikat, teksa përmend dhe faktin se niveli i energjisë së lojtarëve do të jetë i ndryshëm mes skuadrave për shkak të këtij vendimi, që sipas tij nuk është i drejtë.
“Nuk jam dakord, sepse ndeshjet ose luhen te gjitha ose ndërpritet kampionati. Të luahs një ndeshje në 13 maj është e ndryshme nga ta luash atë sot. Ka një vlerë tjetër. Më pëlqejnë që ndeshjet të luhen me tifozë, sepse janë bukuri për futbollin. Por nëse është e pamundur, atëherë bëhet një zgjidhje. Ose luajnë të gjithë ose asnjë. Sepse kampionati është fals në këtë mënyrë.
Të luash pas një muaji apo dy muajsh është totalisht ndryshe edhe pse e dimë se shëndeti duhet të ketë prioritet, pasi ka ndodhur diçka e madhe në botë, por më duhet të përsëris mendimin tim se kjo nuk është mënyra e saktë. Ata që nuk luajnë këtë fundjavë me ata që luajnë do të kenë një nivel të ndryshëm të energjisë. Futbolli është kompani dhe duhet të ketë kritere”, ka deklaruar Genaro Gattuso./Sport Ekspres/