“Lëre se çfarë thonë ata për arbitrin”, Ilion Lika bën batuta: Kur fitova unë titullin, Muçi pinte qumësht

Tirana ka arritur të fitojë ndaj Partizanit në rezultatin 5-1, duke e rritur edhe më shumë entuziazmin te bardheblutë. Bardheblutë e kanë gjetur çelsin e suksesit me Egbon në krye, ndërsa janë larguar 4 pikë me Kukësin, që në orët e fundit ka shkarkuar Duron. I ftuar për “Zona Gol” ishte Ilion Lika, që ka folur për situatën e Tiranës, por njëkohësisht edhe duke komentuar rivalin direkt për titull, Kukësin.

“Megjithë respektin që kam për Duron, ka ecuri pozitive dhe negative, si në të gjitha klubet e tjera. Presidentët duhet të jenë më të matur dhe të mos tregohen të nxituar, këtu në fakt janë shumë të nxituar. Kjo është një thikë me dy presa dhe nuk mund të luash me fatin, pasi trajneri i ri që do të vijë te Kukësi do kohë për t’u përshtatur. Ata aty janë dhe nuk është se u shkëputën shumë nga ne. E shoh si një risk më të madh sesa të dalë për mbarë, gjithsesi ne kemi punën tonë. I kam thënë Muçit në stërvitje, se bëjmë edhe shaka se janë edhe çuna shumë të mirë këta të akademisë: “O Nest e di se kur ke lindur ti apo jo? Kur fitoja unë titullin kampion, t’i sa kishe lindur dhe pije qumësht”.

Ky derbi ishte me tjetër histori dhe ne ishim lart ndërsa Partizani ishte poshtë. Barrën më të madhe e mbajmë ne që kemi eksperiencë se një gabim i yni nuk harrohet. Partizani shënoi golin e parë dhe na vuri shumë në vështirësi. Pastaj nga një krosim pa pretendime nga Kale, mbrojtësit e Partizanit ngatërrohen me njëri-tjetrin na japin penallti dhe del me të kuq Bitri. I kuqi mëse i merituar që i dha arbitri dhe lëre ato që thonë jo nuk ishte penallti dhe ndihmoi arbitri. Të dyja vendimet për penallti ishin korrektësi nga arbitri dhe ishin neto”, tha Lika. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *