Tirana-Partizani pritet të fillojë në Air Albania, ndërsa tifozët kanë nisur të hyjnë në stadium. Një numër i lartë i sportdashësve pritet të jetë në kryeqytet dhe të prekë numrin e 20.000 vetave. Ndërkohë vetëm pak minuta më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Esat Mala do ta nisë nga stoli këtë takim, ndërsa i ulur në pankinë do të jetë edhe Solomon. Sa i përket zgjedhjeve të Egbos, nuk ka vend për shumë ndryshime. /Sport Ekspres/