Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur ditën e sotme takimin e javës së 24-t të kampionatit kroat, të cilën e fituan me shifrat 0-2 kundër Inter Zapresiç. Protagonistë në sigurimin e këtyre 3 pikëve kanë qenë edhe dy futbollistët shqiptarë, Kastrati dhe Uzuni. Sulmuesi i dardanëve do të ishte ai që do të shënonte golin e parë të ndeshjes vetëm një minutë para përfundimit të pjesës së parë.
Ndërkohë në fraksionin e dytë të lojës Lokomotiva e Zagrebit dyfishoi rezultatin me anë të një goli që lindi fillimisht nga këmbët e lojtarit kuqezi, Myrto Uzuni. Ky i fundit dhuroi një asist në minutën e 69 për shokun e tij të skuadrës, Jakiç, që nuk gaboi ta dërgonte topin në rrjetë. Titullar në këtë përballje ishin edhe dy shqiptarë të tjerë, Mersinaj dhe Cokaj, ndërsa në pjesën e dytë gjeti minuta edhe lojtari Tuci./Sport Ekspres/