Koronavirusi ka ngritur alarmin në Itali. Rastet me persona të prekur nga kjo sëmundje janë rritur ndjeshëm përtej Adriatikut, duke përfunduar madje edhe me vdekje. Por kjo situatë aspak e qetë ka ndikuar edhe në sport. Mbi 40 evente sportive janë shtyrë për një datë tjetër për shkak të rrezikut nga koronavirusi.
Takimet e planifikuara për tu luajtur këtë fundjavë në vendet ku janë shfaqur raste nga kjo sëmundje infektuese janë vendosur të luhej në një moment të dytë, megjithëse ende nuk bëhet e ditur një datë për këtë gjë. Përpos Serisë B, janë anulluar edhe ndeshje të ligave amatore apo edhe të sporteve të tjera në basketboll dhe volejboll./Sport Ekspres/