Immobile i përcakton të gjithë: Acerbi është më xheloz se gruaja ime, Strakosha është…

Lazio po shkëlqen këtë sezon në Serie A dhe një dorë të mirë në këtë sukses të deritanishëm ka edhe sulmuesi Ciro Immobile. Ky i fundit ushëheq listën e golashënuesëve në Itali me plot 26 rrjeta të tundura në kampionat. Çelësi i suksesit me sa duket është grupi, për të cilët sulmuesi italian ka përzgjedhur nga fjali për të përcaktuar marrëdhënien që ka me ta. Këtë e ka bërë në nëpërmjet Instagramit të tij, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të vetë.

Ndër komentet që spikasin më tepër janë ato për Acerbin apo Luis Alberton. Për të parin thotë se është më shumë xheloz se gruaja e tij, ndërsa Alberto e njeh më mirë edhe se Jessica, që është edhe bashkëshortja e Immobile. Nuk mungon as Strakosha në këtë listë, për të cilin shprehet se është shumë i fortë.

“Në skuadër ia kaloj mirë me të gjithë, pasi shokët e mi të ekipit janë fantastikë. Correa dhe Caicedo janë dy shokë dhe dy lojtarë të jashtëzakonshëm. Ndihem mirë me Milinkoviç dhe Strakosha është shumë i fortë. Acerbi? Është më tepër xheloz se Jessica. Lusi Alberto më njeh më mirë se sa gruaja ime. Ndërkohë me Lazzarin nuk dal më shëtitje me makinë. E pushova nga puna si shofer sepse ai nuk i njeh mirë rrugët”, është shprehur Ciro Immobile./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *