Dean Lico ka hedhur firmën në mënyrë të papritur tek Lacio, teksa të gjithë e prisnin këtë futbollist që t’i bashkohej Peruxhias. Por kjo nuk u bë kurrë e mundur për shkak të disa problemeve me dokumentacionin.
Por lojtari 20-vjeçar ndihet më i lumtur tani, pasi i është bashkuar të rinjëve të një skuadre si Lacio. “Tuttomercatoëeb” e ka prezantuar futbollistin shqiptar si një të ngjashëm të Bernadeskit. Atje thuhet se të dy këta lojtarë ngjajnë shumë në karakteristikat e zakonshme fizike, por njëkohësisht kanë edhe prirjen për të dribluar.
Media italine raporton se afrimi i Dean Licos ishte një zgjedhje direkte e Igli Tares, që vazhdon t’u jap një dorë talenteve shqiptarë. Ndërkohë Skënderbeu i ka hapur derën gjatë muajit janar, pasi Lico kërkonte vetëm që të stërvitej dhe të ishte në formë. /Sport Ekspres/