“Paranojak” nga koronavirusi, Manchester United ndryshon hotel prej Rafa Benitezit

Koronavirusi duket se e shqetëson jo pak klubin e Manchester United. “Djajtë e kuq” fillimisht do të linin sulmuesin e tyre më të ri, Ighalo në Angli, duke mos e marrë në seancën parapërgatitore që do të zhvillonin në Spanjë. Futbollisti erdhi nga Kina, vend ku ka shpërthyer edhe kjo epidemi, e për këtë arsye Solskjaer do të justifikohej me faktin se me rregullat e reja të vendosura nga Britania e Madhe për koronavirusin do të ishte i vështirë rikthimi i tij në ishull. Por megjithatë, edhe pse qendroi në Manchester, Ighako është “izoluar” dhe stërvitet i vetëm pa praninë e asnjë anëtari të klubit për shkak të frikës se mund të jetë i infektuar.

E për të mos u ndalur me kaq, Manchester Unted ka anulluar rezervimin në hotelin në Marbella. Arsyeja është se në të ka qendruar ekipi kinez i Rafa Benitez. Kaq ka mjaftuar që klubi i “djajve të kuq” të ndryshojë gjithçka dhe të mendojë për një tjetër vend për të qendruar, duke hequr kështu dorë nga luksi që resorti ofronte. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *