Flamurtari është në gjendjen më të rëndë të viteve të fundit. Vlonjatët ndodhen në vendin e fundit të Superiores dhe nuk e kanë marrë ende fitoren e parë. Por pavarësisht kësaj, futbollistët janë duke luftuar për të mos e ulur kokën dhe për të bërë një garë dinjitoze, brenda mundësive të tyre.
Ardit Hoxhaj ka folur për “Sport Ekspres” në lidhje me situatën që ka aktualisht kampi vlonjat. Për ta nisur që me lojtarët e rinjë që po përfshihen në skuadër, por edhe besnikërinë që po tregon ndaj fanellës, pavarësisht se ofertat nuk kanë munguar. Në fund është prekur edhe çështja e Taiwos, ish-lojtari i Milanit që u paraqit në stërvitje me vlonjatët, por ashtu siç do të shprehej Sinan Idrizi për median tonë, do të largohej për shkak të mos marrëveshjes me çmimin e pagesës.
Flamurtarin e mban matematika vetëm në Superiore. A do të ishte më mirë diskutimi i projektit për të ardhmen dhe për një rikthim më tê fortë, apo duhet luftuar deri në fund për këtë kampionat?
Është e vërtetë që kur shikon renditjen dhe mënyrën sesi kanë rrjedhur ngjarjet, vetëm matematika na mban në lojë. Ne do të bëjmë maksimumin deri në fundin e kësaj Superiore me organikën që kemi. Këtu ka mjaft çuna të talentuar që po marrin minutat e tyre. Duhet të punojnë fortë dhe të mos demoralizohet, pasi shpesh i shikoj që ulin kokën si në rastin me Partizanin, ku arbitri dha një penallti që nuk ishte.
Sa po e vuajnë realisht këtë gjendje?
Arbitrat duhet të kenë më shumë kujdes pasi me vendimet e tyre po ndikon edhe lojtarët në fushë. Duke parë këtu që kemi lojtarë të rinjë të moshës 17 apo 18 vjeç.
Keni folur me administratorin Idrizi sesi do vazhdojë rruga e Flamurtarit?
Presidenti na ka thënë se do ta zgjidhi këtë situatën dhe shpresojmë se do të rregullohet. Kam pasur dy oferta nga ekipet të ndryshme, por nuk do ta braktisja kurrë Flamurtarin në këtë situatë.
Cili është reagimi i vlonjatëve në rrugë, pasi në stadium nuk i shohim…
Normalisht që nuk ndihen mirë me gjendjen e skaudrës, por duhet të jenë të lumtur me faktin që në fushën e lojës po shohin lojtarët e akademisë.
Arsyen e largimit të Taiëos e kemi mësuar, por si ishte në stërvitje dhe në çfarë gjendje erdhi lojtari i njohur në Europë?
Administratori e ka sqaruar arsyen e largimit dhe ka folur në lidhje me këtë gjë. Taiëo ishte profesionist me aq pak sa qendroi këtu, si në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. /Sport Ekspres/